Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër në vendin tonë do të mbajë mot me diell.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore. Era do të fryjë me drejtim nga verilindje – veriperëndim 1-10 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore era do të fryjë me shpejtësi dhe intensive deri në 20-25 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-3 ballë.