Kosova ka pësuar humbje 2:1 nga Greqia në stadiumin “Fadil Vokrri” sonte në kuadër të Ligës së Kombeve.
Dimitrios Limnios (2’) dhe Dimitris Siopvas (51’) realizuan për Greqinë, ndërsa për Kosovën golin e vetëm e shënoi rezervisti Bernard Berisha (82’).
Pas dy xhirove në Grupin 3 të Ligës C kryeson Greqia me 4 pikë sa i ka edhe Sllovenia. Kosova e Moldavia kanë nga një pikë.
Greqia ka kaluar shpejt në epërsi në ndeshjen ndaj Kosovës. Dimitrios Limnios realizoi pas afro dy minutave lojë.
Kosova pati dy raste ideale shënimi në minutën e 11-të. Fillimisht me Arbër Zenelin e më pas me Atdhe Nuhiun. Por gjuajtjet e tyre u pritën nga portieri grek Vasilios Barkas.