Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Arllat.
Policia e Kosovës kanë dalur në vendngjarje, ndërsa njoftohet edhe për një tjetër të lënduar.
“Rreth orës 20:00 në fshatin Arllat, konkretisht në drejtimin Prishtinë- Pejë, është raportuar për një aksident trafiku mes një kamioni dhe një kamionete. Ne vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjekësore të cilët e kan konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendngjarje vazhdojnë të jenë njësitë kompetente për trajtim të mëtejm të rastit”, ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësja e PK-së, Arlinda Rexhepi.