Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka dëshpëruar me paraqitje të hënën mbrëma në stadiumi ”Air Albania” në Tiranë.
Shqipëria ka pësuar humbje të papritur nga Lituania (1:0), ndaj të cilës ishte favorite e madhe. Një gabim i Klaus Gjasulës i mundësoi Donatas Kazlauskasit të shënoi golin e fitores. Ai realizoi në minutën e 51-të.
Shqipëria të premten fitoi 2:0 ndaj Bjellorusisë në Minsk, por të hënën ishte larg formës së synuar.
Lituania nuk kishte fitore në ndeshje zyrtare prej vitit 2016.