Fjalë Kyçe

Komuna e Obiliqit ndër komunat e para me performancë të lartë komunale

Komuna e Obiliqit ndër komunat e para me performancë të lartë komunale

Komuna e Obiliqit është renditur ndër komunat e para me performancën më të mirë në Grantin e Performancës të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal për vitin 2019.

Ky vlerësim dëshmon qartë qeverisjen e mirë,transaprente dhe përkushtimin e vazhdushëm të Kryetarit Gashi në ngritjen e cilësisë se mirëqenies së qytetarëve të Obiliqit.

Me këtë rast, Kryetari Gashi, ka falënderuar ekzekutivin dhe zyrtarët komunal për punën e madhe dhe angazhimin, qytetarët dhe institucionet për vlerësimin.

Shkrim i plotë i Gashit:

“Të nderuar qytetarë,

Kam kënaqësinë të ndajë me ju lajmin se jemi renditur ndër komunat e para me performancën më të mirë në Grantin e Performancës të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal për vitin 2019.

Përkushtimi ynë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve komunale dhe ofrimi i qeverisjes transparente po vazhdon dhe për këtë dëshmitari më i miri është qytetari i Obiliqit.

Falënderoj ekzekutivin dhe zyrtarët komunal për punën e madhe dhe angazhimin, qytetarët dhe institucionet për vlerësimin!

Urime të gjithë qytetarëve të Obiliqit!

Xhafer Gashi“