Fjalë Kyçe

Nga nesër mbyllen për qarkullim tri rrugë në këtë lagje të Prishtinës

Nga nesër mbyllen për qarkullim tri rrugë në këtë lagje të Prishtinës

Për shkak të punimeve të asfaltimit, nesër nga ora 08:00 e deri të enjten në ora 18:00, do të mbyllen për trafik rrugët “Nazmi Mustafa”, “Sejdi Kryeziu” e “Perandori Justinian” në lagjen “Pejton”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Komuna ka lutur qytetarët që të planifikojnë paraprakisht dhe gjatë kësaj kohe të shfrytëzohen rrugët alternative.