Fjalë Kyçe

Unioni i sportistëve kërkon përjashtimin e Iranit nga sporti nëse ekzekutohet mundësi

Unioni i sportistëve kërkon përjashtimin e Iranit nga sporti nëse ekzekutohet mundësi

Një union botëror i sportistëve, që përfaqëson 85 mijë sportistë, ka bërë thirrje të martën që të përjashtohet Irani nga bota e sportit në rast se ekzekutohet kampioni i mundjes, Navid Afkari, rasti i të cilit ka shkaktuar reagime të shumta.

Mundësi 27-vjeçar i stilit greko-roman përballet me dy dënime me vdekje pasi akuzohet se e ka ther me thikë një pjesëtarë të sigurimit të ujit dhe po ashtu ka akuza të lidhura me protesta anti-qeveritare të vitit 2018, raporton agjencia Reuters.

“Akti i tmerrshëm i ekzekutimit të një sportisti mund vetëm të llogaritet si mohim i vlerave humanitare në të cilat mbështetet sporti”, ka thënë drejtori i Asociacionit të Lojtarëve Botëror (WPA), Brendan Schwab. “Duhet të rezultojë me përjashtim të Iranit nga komuniteti botëror sportiv”.

Afkari ka thënë se është torturuar dhe detyruar të deklarohet i fajshëm, thonë anëtarët e familjes dhe aktivistët. Avokati i tij thotë se nuk ka dëshmi që ai është fajtor.

Sistemi gjyqësor i Iranit ka mohuar akuzat e torturës.

“Bazuar në dëshmi të qarta, Afkari e ka therë për vdekje një person të pafajshëm. Ai e ka pranuar këtë në gjykatë. Gjykata e ka shqiptuar dënimin me vdekje bazuar në dëshmi të forta dhe Gjykata Supreme e ka mbajtur në fuqi këtë dënim”, ka thënë gjyqësori i Iranit në një komunikatë për media javën e kaluar.

Grupet e të drejtave të njeriut, zyrtarë të huajë dhe madje edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kanë bërë thirrje që të mos ekzekutohet mundësi. Ka filluar një kampanjë në rrjetet sociale për shpëtimin e Afkarit.