Fjalë Kyçe

Sveçla: Thikat në harta po shihen duke i dhënë Serbisë pjesë të Ujmanit

Sveçla: Thikat në harta po shihen duke i dhënë Serbisë pjesë të Ujmanit

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka thënë se “thikat mbi harta” janë parë duke i dhënë Serbisë pjesë të Ujmanit, teksa ka bërë kritika në adresë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Presidenti është në hall të vetin tash, por realisht, thikat në harta po shihen duke dhënë pjesë të Ujmanit, apo të drejtën e Ujmanit shtetit të Serbisë. Sa i takon shkëmbimit territorial të ashtuquajtur, të cilin ai e promovonte gjithandej, ne jemi të lumtur se ky projekt, si duket, ka dështuar, nuk është i vdekur, por gjasat të riaktualizohet janë shumë të vogla”, ka thënë ai.

Por, si ka shtuar Sveçla, edhe vetë Grenelli, Boltoni si dhe zyrtarë të ndryshëm të SHBA-së, por edhe zyrtarë të presidentit të Kosovës kanë thënë se ka pasur bisedime për shkëmbim territorial.

“Mos të harrojmë se presidenti që tash flet për paranoja, veriut të Kosovës i drejtohej si një dhuratë e Rankoviqit. Njerëz të afërt të tij flisnin jo vetëm për ta dhënë veriun, por flisnin edhe për amnisti të krimeve të Serbisë në Kosovë, gjoja se tash pas 20 vjetësh nuk mund të sillet drejtësi në Kosovë, me idenë që kjo amnisti pastaj të jetë e dyanshme dhe me shpresën që vetë presidenti i Kosovës do të shpëtojë nga përndjekja nga Specialja”, ka thënë ai.

Sveçla ka thënë se gjithçka varet se si e sheh Kosovën. Sipas tij, presidenti Thaçi “në të kaluarën jo vetëm që ishte i interesuar të përfitojë, por që tashmë është i interesuar të shpëtojë në kurriz të vendit”.

“E kjo nuk duhet lejuar”, ka kërkuar Sveçla.