Fjalë Kyçe

Rugova: Albini është si Enver Hoxha, Vjosa po bëhet krahë e falangave të kuqe

Rugova: Albini është si Enver Hoxha, Vjosa po bëhet krahë e falangave të kuqe

Naser Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka komentuar përafrimin  e Vjosa Osmanit me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kalimi i saj haptazi në taborrin e VV është edhe përgjigja ime në pyetjen pse tash e disa muaj nuk kam besuar më në znj. Vjosa Osmani. Është për keqardhje si një intelektuale si ajo bëhet krahë e fallangave të kuqe që duan ta shkëpusin Kosovën nga familja perëndimore”, ka shkruar ai në Facebook.

Kurse, kreun e LVV-së, Albin Kurti e ka krahasuar me Enver Hoxhen.

“Albini është si Enver Hoxha, sepse do ta fusë Kosovën dhe shqiptarët në konflikt me Amerikën, ndërkaq fajtor për ngritjen e Albinit është Hashim Thaçi me shokë. LDK do t’i mbijetojë edhe kësaj sfide dhe nuk do të lejojmë aventura me fatin e Kosovës”, ka shkruar tutje ai.