Fjalë Kyçe

Shaqiri në shitje, asnjë skuadër me ofertë zyrtare për të

Shaqiri në shitje, asnjë skuadër me ofertë zyrtare për të

Përkundër faktit se është vënë në shitje tash e disa kohë, ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare për të.

Liverpooli është i gatshëm që ta shesë futbollistin shqiptar, Xherdan Shaqirin, por që sipas portalit “Liverpool Echo”, deri më tani nuk ka pranuar diçka konkrete.

Disa skuadra janë të interesuara për t’i siguruar shërbimet e tij, por se nuk dëshirojnë të shpenzojnë 20 milionë euro për të, kur paga e tij është mbi 6 milionë euro, duke përfshirë bonuset.

Roma, Galatasaray e Sevilla e dëshirojnë përfaqësuesin helvet në radhët e veta, por ia kanë bërë të ditur atij se nuk do ta paguajnë aq shumë.

Gjithsesi, ditëve të ardhshme mund të ketë zhvillime të reja rreth kësaj çështjeje.