Figura të ndryshme politike të vendit, janë përfolur se do t’i bashkohen inicitivës së re të Vjosa Osmanit.
Ndër emrat të ndryshëm është përfolur të jetë edhe i kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Mirëpo ai në një prononcim për IndeksOnlinen, ka mohuar zërat se edhe ai do të jetë krah i Osmanit.
“Nuk është e vertëtë”, ka thënë ai shkurt për IndeksOnlinen.
I pyetur se në rast se pranon një ftesë për t’iu bashkuar partisë së re, ai është përgjigjur:
“Nuk do të bëhem pjesë e asnjë partie”, ka theksuar prerazi Ahmeti.
Ndryshe, Osmani po bëhet gati për formimin e partisë së re dhe se aktualisht është në bisedime me emra të ndryshëm.