Bersant Celina është shumë pranë nënshkrimit me klubin e ri.
Bersant Celina do ta vazhdojë karrierën në Francë.
Ylli i Kosovës do të largohet nga Swansea gjatë kësaj jave për të nënshkruar me një klub të ri.
“Wales Online” raporton se Celina në ditët e ardhshme do të kompletojë transferimin te skuadra franceze, Dijon.
Marrëveshja pritet të konfirmohet para fillimit të sezonit të ri në Championship në ballafaqimin ndaj Preston.