Fjalë Kyçe

Klubi italian arrin marrëveshje me Fenerbahcen për transferimin e Muriqit, së shpejti zyrtarizimi

Klubi italian arrin marrëveshje me Fenerbahcen për transferimin e Muriqit, së shpejti zyrtarizimi

Klubi i madh italian, Lazio ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit shqiptar, Vedat Muriqi.

Muriqi do ta vazhdojë karrierën në Lazio pas largimit nga Fenerbahçe.

Mediumi turk “Miliyet” raporton se zyrtarizimi nga të dyja palët do të bëhet së shpejti.

Sulmuesi nga Prizreni do të udhëtojë në Itali të enjten dhe më pas do ta nënshkruajë kontratën me Lazion.

Muriqi tashmë ka filluar ta ndjekë Lazion edhe në rrjetet sociale.

Shuma e transferimit besohet të jetë rreth 20 milionë euro, plus bonuse.

Rol kyç në transferimin e Muriqit te Lazio luajti edhe drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, Igli Tare.