Fjalë Kyçe

Kamberi në kategorinë e dytë të Zvicrës, huazohet te Winterthuri

Kamberi në kategorinë e dytë të Zvicrës, huazohet te Winterthuri

Futbollisti kosovar, Lindrit Kamberi, do të vazhdojë të luajë në kategorinë e dytë të Zvicrës. Liga zvicerane ka njoftuar të enjten se mbrojtësi qendror, Kamberi, është huazuar nga Zuerichu te Winterthuri. Huazimi është i vlefshëm për një stinor, përkatësisht deri më 30 qershor 2021.

Kamberi 20-vjeçar edhe në edicionin e kaluar luajti në kategorinë e dytë të Zvicrës. Ishte pjesë e Wilit dhe bëri 33 paraqitje. Më herët ishte në ekipin U-21 të Zuerichut, klub që llogarit në të për të ardhmen.

Kamberi është pjesë e përfaqësueses U-20 të Zvicrës. Te Winterthuri pritet të jetë prej mbrojtësve kryesorë, raporton KOHA.