Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, thotë se të gjitha tregjet në Pejë, sot kanë qenë të mbyllura edhe pse ishte ditë e shtunë, ditë pune.
Syla përmes një postimi në Facebook, thotë se është e papranueshme, që edhe pse janë në ambient të hapur, këto tregje të mbeten të mbyllura në gjendjen e skamjes, të krijuar nga masat kundër pandemisë.
Gjithashtu ai bën thirrje organeve kompetente të heqin këto ndalesa.
Poashtu ai ka thënë se shfrytëzimi i këtyre tregjeve me rregullat e ekspertëve mjekësor, është më se i mundshëm.
“Organet kompetente, duhet të heqin ndalesën dhe këto tregje të hapen sa më shpejt”, ka shkruar Syla.