Fjalë Kyçe

Shqipëria goditet nga një tërmet 4.2 ballë në lindje të Lezhës

Shqipëria goditet nga një tërmet 4.2 ballë në lindje të Lezhës

Një lëkundje 4.2 e shkallës rihter ka goditur Shqipërinë.

Tërmeti është ndjerë në disa qytete ndërsa sipas EMSC, epiqendra ka qenë rreth 11 kilometra në lindje të qytetit të Lezhës.

Lëkundjet kanë qenë të forta ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme. Lëkundja sizmike është regjistruar në orën 16:46, ndërsa thellësia e lëvizjes së pllakave sizmike ka qenë 12 kilometra.

Frika nga tërmetet është ende prezente në Shqipëri pasi vitin e kaluar vendi u godit nga një tërmet relativisht i fuqishëm, duke lënë 51 persona nën rrënoja.