Fjalë Kyçe

E dhimbshme: Brenda ditës vdesin prej COVID-19 vjehrra e nusja, kryefamiljari në gjendje të rëndë

E dhimbshme: Brenda ditës vdesin prej COVID-19 vjehrra e nusja, kryefamiljari në gjendje të rëndë

Tragjedi në një familje në Gramsh të Elbasanit, humb jetën nga Covid-19 një 55-vjeçare.

Abc news mëson se në këtë familje kanë qenë tre pjesëtarë të infektuar nga Covid -19, vjehrra, nusja dhe bashkëshorti i 55-vjeçares.

Mësohet se ditën e djeshme koronavirusi i ka marrë jetën vjehrrës së saj, 78 vjeç ndërsa Ministria e Shëndetësisë e ka raportuar sot vdekjen e saj.

Ndërkohë raportohet se edhe bashkëshorti i 55-vjeçares aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.