Sot në futbollin maqedonas është zhvilluar deri lokal, Vardari–Shkupi.
Anise ndeshja është zhvilluar pa prani të shikuesve, si shkak i pandemisë COVID-19, disa tifozë të Vardarit të njohur me emrin “Komitat”, ishin tubuar në sheshin e qytetit të Shkupit ku në reportazhin e tyre kishin edhe kore fyese ndaj shqiptarëve, transmeton Klan Kosova.
“Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, ishin disa nga ofendimet e tyre bërë kundër shqiptarëve.
Kjo tifozëri njihet për qasjen e tyre ndaj shqiptarëve, madje edhe më parë kanë pasur diçka të ngjashme.
https://www.facebook.com/315207821853410/videos/309030380397051