Gjykata Themelore e Gjakovës e ka dënuar Pjetër Ndrecajn me 24 vjet e gjysmë burgim.
Gjykata Themelore e Gjakovës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 24 vjet e gjysmë burgim, Pjetër Ndrecajn, i cili në gusht të vitit 2018 në fshatin Brekoc të Gjakovës kishte vrarë gruan dhe vajzën e tij, shkruan lajmi.net.
Ky është vendim i dytë i marrë nga Gjykata e Gjakovës për Ndrecajn, pasi që vitin e kaluar ishte marrë vendimi për burgim të përjetshëm, ndërsa ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit.
Pjetër Ndrecaj në nëntor të vitit të kaluar ishte dënuar me 24 vite burgim nga Gjykata e Gjakovës, ndërsa dy muaj më vonë atij i ishin shtuar edhe një vit e tetë muaj për rrahjen e ish-bashkëshortes së tij të ndejrë, Valbona Ndrecaj.
Nga Gjykata e Apelit, Pjetër Ndrecajt iu dha dënimi më i lartë në Kosovë, dënim ky me burgim të përjetshëm, ndërsa Gjykata Supreme kishte vendosur që këtë rast ta kthejë në rigjykim.
Kolegji i Gjykatës Supreme kishte konstatuar se në aktgjykimin e shkallës së parë ishin bërë shkelje esenciale të procedurës penale, e më pas Gjykata e shkallës së dytë kishte kaluar mbi këto shkelje.
Valbona Ndrecaj së bashku me vajzën e saj ishin qëlluar për vdekje nga kryefamiljari (Pejtër Ndrecaj), mbrëmjen e shtatë gushtit 2018.