Fjalë Kyçe

Hoti ftohet të raportojë për dialogun me Serbinë më 17 shtator

Hoti ftohet të raportojë për dialogun me Serbinë më 17 shtator

Kryeministri Avdullah Hoti është thirrur të raportojë të enjten në Kuvend. Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se sesioni vjeshtor do të fillojë me raportimin e Hotit lidhur me dialogun me Serbinë, dokumentin e nënshkruar në Washington dhe takimet me delegacionin serb.

Ajo tutje ka shtuar se pas tij, do të vazhdohet edhe me dy interpelanca dhe pastaj me pikat tjera.

Ajo tutje ka folur edhe për punën e Kuvendit në sesionin e kaluar, duke shtuar se sesioni pranveror ka qenë vetëm katër muaj për shkak të situatës me COVID-19 dhe bllokadës politike.

“Mbi 120 ligje Qeveria nuk i pat proceduar në Kuvend në sesionin e mëparshëm, pa i proceduar Qeveria ka qenë e pamundur që Kuvendi të procedojë me to. Kuvendi ka dëshmuar se të gjitha çështjet që i kanë kryer procedurat e brendshme, janë sjellë në seancë”, ka thënë ajo.