Fjalë Kyçe

Vdes infermierja në Deçan, ishte 39-vjeçare

Vdes infermierja në Deçan, ishte 39-vjeçare

Gjatë ditës së sotme ka vdekur infermierja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Merita Gacaferri-Lokaj.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përcjell Insajderi.org

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta, të infermieres së QKMF-së në Deçan, znj.Merita Gacaferi-Lokaj nga fshati Sllup. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Lokaj dhe Gacaferi, të gjithë kolegëve dhe atyre që e njohën Meritën”, ka shkruar Ramosaj.