Deputeti i Vetëvendosjes në Prishtinë Eman Rrahmani ka vendosur që pagën e tij për muajin shtator ta dhuorjë për nxënësit me kushte të rënda sociale. Këtë njoftim e ka bërë vetë deputeti Rrahmani përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë i deputetit Rrahmani:
Këtë muaj pagën time bazë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës prej 1350 euro, do ta dhurojë për paisje shkollore për nxënësit me kushte jo të mira ekonomike.
Sot, vizitova shkollen fillore Zenel Hajdini dhe Andon Z. Çajupi në Komunën e Prishtinës, për të parë nga afër fillimin e vitit të ri shkollor, në një situat jo normale sikurse vitet e kaluara. Vullneti dhe angazhim i madh nga Drejtorët, stafi menaxhues, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit për të filluar një vitë i mbarë dhe i suksesshëm nuk mungonte.
Duke marrë parasysh situatën me pandemin, gjendjen ekonomike, si deputet i i Republikës së Kosovës, kam vendosur që pagën bazë timen prej 1350 euro, ta dhuroj për nxënësit të cilët nuk kanë kushte të mira ekonomike. Në ditët në vijim do tu dërgoj shkollave çantat shkollore se bashku me materialet e nevojshme për shkollë.
P.s, të gjithë ata të cilët dëshirojnë të bashkohen në këtë iniciativë janë të mirëseardhur, jo duke kontribuar me të holla por duke blerë çantat se bashku me materialet shkollore.