Fjalë Kyçe

Sërish prin Prishtina me raste të reja me koronavirus, kjo është situata në komunat tjera

Sërish prin Prishtina me raste të reja me koronavirus, kjo është situata në komunat tjera

Ka shkuar në 14 mijë e 882 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 43 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar në 14 mijë e 882 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Sipas IKSHPK-së, numri më i madh i rasteve të reja me të infektuar me koronavirus është nga Prishtina, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 raste.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:

239 TË SHËRUAR DHE 43 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 239 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.087.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri.