Fjalë Kyçe

Sulmohet një mjek në Ferizaj

Sulmohet një mjek në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një mjek, derisa ishte në vendin e tij të punës, është sulmuar nga një person i dyshuar.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur pasditën e djeshme rreth orës 17:50.

Për shkak të lëndimeve të marra, mjeku bëhet e ditur se ka pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.