Fjalë Kyçe

Spitali i Vushtrrisë ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Spitali i Vushtrrisë ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Spitali i Vushtrrisë ‘Sheikh Zayed’ nga nesër do t’i kthehet punës normale.

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të spitalit për Gazetën Express.

Aktualisht spitali është duke u pastruar dhe dezinfektuar për fillimin e trajtimit të pacientëve ambulatorë.

“Nga nesër fillon trajtimi i pacientëve ambulatorë, përmes caktimit të termineve. Tani është duke u pastruar dhe dezinfektuar”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ditë më parë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se ky spital do të lirohet nga pacientët që ishin duke u trajtuar për COVID-19, kjo pasi numri i pacientëve ka rënë dukshëm.

Ky spital ishte shndërruar në spital COVID që nga 14 korriku.