Fjalë Kyçe

Mjekja kosovare i reagon kryeministres serbe, ia tregon notat gjatë studimeve në Beograd

Mjekja kosovare i reagon kryeministres serbe, ia tregon notat gjatë studimeve në Beograd

Gjinkekologia Dr. Drita Kabashi ka reaguar pas deklaratës skandaloze të kryeministres serbe, Ana Brnabiq, e cila i quajti shqiptarët “njerëz të malit”,

Kabashi përmes një postimi në Facebook ka treguar notat e saj gjatë studimeve në Beograd. Ajo ka thënë se ka qenë gjithmonë e para në konkurrencë me kolegët e saj serbë dhe se është e gatshme t’i sfidojë edhe sot për çështje të mjekësisë.

“Me erdhi shume keq dhe po me vie edhe me keq, qe me duhet tani une ti tregoj Kryeministres disa nga Notat 10-she te mijat gjat studimeve ne Beograd,bile ti them edhe ketë se sa her jemi pyetur bashk me Qytetaret e saja gjithmon kam marr une qe vija nga mali noten me te lart..”, ka shkruar Kabashi.

Postimi i plotë i Kabashit:

Kryeministrja e Serbies i paska thene shefes se delegacionit te BE se Kosovaret “vijn nga mali”

Me erdhi shume keq dhe po me vie edhe me keq, qe me duhet tani une ti tregoj Kryeministres disa nga Notat 10-she te mijat gjat studimeve ne Beograd,bile ti them edhe ketë se sa her jemi pyetur bashk me Qytetaret e saja gjithmon kam marr une qe vija nga mali noten me te lart..

Edhe sot, gjithmon me keqardhje, lirisht mund te nisem nga mali dhe te vij znj.Kryeministre ne qdo qytet tendin te ballafaqohem me qdo Gjinekolog ne Serbi e ta shofim cili po merr Noten me te lart..

Dr.med Drita Kabashi-Llugaxhija