Një ditë para se Gjykata Speciale të kryejë arrestimin e parë në Kosovë, Dhomat e Specializuara publikuan 12 dokument-rregullore në lidhje me njësinë e Paraburgimit në Hagë.
Këto dokumente u publikuan më 23 shtator 2020 në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar për Kosovën
Në mesin e udhëzimeve është edhe udhëzimi i Zyrës Administrative për kufizimet e përgjithshme mbi vizitat për shkak të Covid-19.
Ndërkohë sot, Dhomat e Specializuara kanë njoftuar për arrestim e parë të kryer në Kosovë, ndaj një ish-pjesëtari të UCK-së të dyshuar për krime lufte, të cilit iu është konfirmuar aktakuza nga Haga.
Fjala është për Salih Mustafen, ish-eprorin e UÇK-së në zonën Operative të Llapit, i cili e ka drejtuar njësitin të quajtur BIA.
Sipas njoftimit, Mustafa u dërgua në paraburgim në Hagë.
“Z. MUSTAFA po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur”.