Trajneri i Besës së Pejës, Fisnik Gashi, ka akuzuar gjyqtarin kryesor Tefik Maloku, për humbjen 1:0 nga Gjilani.
Takimi vlente për ndeshjen e barazhit për Superligë.
“U pa 90 minuta që Besa ka kualitet. Është gjynah që Besa të luajë sërish në Ligën e Parë. Kjo erdhi duke ia shtuar ndihmën e referimit, që na ka dëmtuar në shumë aspekte. Në pjesën e dytë kemi luatjur 7-8 minuta futboll”, tha Gashi për Supersport Kosova.
“Nuk e di se me çfarë faktori referi bëhet roli kryesor në një ndeshje që vlen për krejt vitin”, shtoi ai.
“Besa i ka borxh Pejës kthimin në Superligë, pasi me Prishtinën janë më të trofeshmet pas luftës.
Shpresoj që edhe kryesia të organizohet më mirë”, përfundoi Gashi.