Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann, ka konfirmuar se orëve të fundit të afatit kalimtar kanë pasur oferta për yllin Milot Rashica, por ka shtuar se “nuk lejojnë që të largohet për më pak se që vlen”.
Në orët e fundit të afatit kalimtar në Gjermani u raportua se Bayer Leverkuseni ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit kosovar, por marrëveshja nuk u zyrtarizua.
“Ka pasur shumë interesim për të së fundmi nga klube brenda dhe jashtë Gjermanisë. Ka pasur bisedime pasdite, por ne nuk duam që ai të largohet për më pak se që vlen. Negociatat ishin komplekse, por nuk sollën asgjë”, ka thënë ai në një konferencë për media.