Fjalë Kyçe

Gjuajtje me armë zjarri mes disa personave në Gjilan

Gjuajtje me armë zjarri mes disa personave në Gjilan

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në lagjen “Bojanina” në Gjilan.

Siç raporton Radio Star, rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, por nuk raportohet për persona të plagosur.

Banorët e lagjes kanë thënë se se ka pas shkëmbim zjarresh mes disa personave.

Më pas të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, derisa ekipet policore kanë dal menjëherë në teren.