Këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli ka vendosur që të paguajë një billboard për t’i uruar shërim të shpejt presidentit Donald Trump.
Ky billboard është vendosur afër aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës dhe shkruan “Shërim të shpejt President, ju jeni në mendimet tona” .
“Unë kam shfrytëzuar kursimet e mia për të paguar billbordin më të madh dhe më të shtrenjë afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, për të nderuar Donald Trump dhe popullin amerikan. Populli i Kosovës i uron presidentit shëndet dhe shërim të shpejt. Zoti i bekoftë shtetet tona”, ka shkruar ai në Twitter.
I used my savings to pay the largest and most expensive billboard, near Prishtina International Airport, to honor President @realDonaldTrump and the American people. The people of #Kosovo wishes the President health and a swift recovery. God bless our countries! pic.twitter.com/gvM6VqzbwR
— Naim Murseli (@NaimMur) October 6, 2020