Fjalë Kyçe

Në këtë pikë kufitare me Kosovën kërkohet akoma testi negativ për COVID-19

Në këtë pikë kufitare me Kosovën kërkohet akoma testi negativ për COVID-19

Në pikën kufitare të Kullës, që lidhë Kosovën me Malin e Zi kërkohet testi negativ i COVID-19 për të kalauar matanë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), ka njoftuar se në pikën kufitare në Kullë që e lidh Kosovën me shtetin fqinj të Malit të Zi, kërkohet testi për COVID-19. Kjo pasi që Mali i Zi ende nuk e ka hequr kushtin për kosovarët që shkojnë në këtë shtet, duhet të kenë një test të tillë negativ. Në bazë të ligjit, çështja e testeve me shtetet tjera shkon në reciprocitet.

Kujtojmë, që Maqedonia e Veriut dje ka hequr testet PCR për shtetasit e Kosovës dhe tani është vetëm Mali i Zi që po kërkon teste të tilla.

Më poshtë ju sjelim gjithashtu se si qëndron fluksi nëpër pikat kufitare.