Fjalë Kyçe

Lajm i mirë: Trefishohet kapaciteti i testimit për COVID-19 në IKSHPK, shtohen edhe dy aparatura

Lajm i mirë: Trefishohet kapaciteti i testimit për COVID-19 në IKSHPK, shtohen edhe dy aparatura

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se kanë pranuar dy aparatura për testim nga OBSH’ja të cilat do të mundësojnë shtimin e kapaciteteve të testimit.

Zemaj në Facebook ka thënë se në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, nga sot, janë shtuar edhe dy aparatura për kryerjen e testeve PCR, për Covid 19.

“Lajm i mirë është se kapaciteti i testimit do të rritet deri tri herë më shumë se deri tani. Pas angazhimit të vazhdueshëm për shtimin e numrit të pajisjeve për testim, u arrit qëllimi. Tash shtohet edhe numri i testeve brenda 24 orëve”, ka thënë Zemaj.

Ministri shton se këto dy aparatura janë donacion nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Jemi të bekuar me miqësinë e donatorëve. Donacion tepër i çmueshëm në kohë pandemie”, shton ai.