Fjalë Kyçe

Qentë endacakë i sulen një femre në Prishtinë, shpëtohet nga shoferët

Qentë endacakë i sulen një femre në Prishtinë, shpëtohet nga shoferët

I shohim në turma, duke iu vërsulur qytetarëve, e shpesh edhe duke rrezikuar jetë.

Trajtimi i qenve endacakë vazhdon të jetë një nga problemet më shqetësuese, derisa pamje të frikshme se si këto kafshë ndjekin kalimtarët kemi parë shpesh.

Një rast i tillë, ka ndodhur edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të Prishtinës, gjegjësisht te rruga në afërsi të Stacionit të autobusëve.

Në këtë video mund të shihni se si disa qenë i vërsulen një femre, e cila vrapon me sa forcë që ka.

Sipas një dëshmitari, ajo u shpëtua, falë ndihmës të disa shoferëve të cilët janë ndaluar.

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/3425182514242839