Fjalë Kyçe

Kosova me të dhënat më të mira në rajon për menaxhimin e Pandemisë

Kosova me të dhënat më të mira në rajon për menaxhimin e Pandemisë

Kosova shënon rënie të konsiderueshme të viktimave dhe të prekurve me covid-19 në rajon.

Në statistikat e fundit, Republika e Kosovës rendit e fundit në listën të cilën e kryeson Rumania me numrin më të madh të viktimave e të prekurve nga Pandemia e Koronavirusit – shkruan Indeksonline.

Rumania, Turqia, Hungaria, Mali i zi e Bosnja renditen të parat ndërkaq Kosova renditet e fundit, pas Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë e Sllovenisë. Ministri Shëndetësisë Armend Zemaj, ka njoftuar se nga sot, kapaciteti I testimeve do të rritet për tre herë më shumë se sa deri më tani.

“Është lajm i mirë se Kosova renditet në shtatë vendet më të mira për situatën epidemiologjike dhe menaxhimin e pandemisë” – ka thënë Zemaj. Nga ana tjetër, Republika e Kosovës po I shton aparaturat për kryerjen e testeve PCR kundër Covid-19.

“Pas angazhimit të vazhdueshëm për shtimin e numrit të pajisjeve për testim, u arrit qëllimi. Tash shtohet edhe numri i testeve brenda 24 orëve” ka thënë Zemaj.

Këto dy aparatura janë donacion nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ndërsa rreth vaksinave sezonale, ministri Zemaj ka njoftuar se ka siguruar 160 mijë vaksina kundër gripit sezonal, derisa janë në proces të sigurimit edhe të mbi 200 mijë të tjera.