Presidenti Hashim Thaçi është nisur në Uashington, raporton Gazeta Express.
Pasi ishte kthyer në gjysmë të rrugës në qershor, Presidenti Thaçi është nisur tash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gazeta Express mëson se ai po shkon në Uashington për vizitë zyrtare.
Është akoma e paqartë se kë do ta takojë Presidenti Thaçi atje.