Fjalë Kyçe

Përfundon aksioni i Policisë afër AKI-së, lirohet për qarkullim rruga Prishtinë – Fushë-Kosovë

Përfundon aksioni i Policisë afër AKI-së, lirohet për qarkullim rruga Prishtinë – Fushë-Kosovë

Janë hequr shiritat e Policisë në pjesën afër ndërtesës së Agjencisë Kosovarë për Inteligjencë, derisa është lëshuar për qarkullim edhe rruga për Prishtinë – Fushë-Kosovë.

Vetura e personit të dyshuar që u arrestua afër AKI-së, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin para AKI-së duke thënë se i njëjti është zhvilluar pasi që në atë pjesë të rrugës në një veturë është gjetur një person i dyshuar.