Fjalë Kyçe

Policia e Kosovës e ka mbyllur tregun e veturave në Prishtinë për shkak të masave ndaj COVD 19

Policia e Kosovës e ka mbyllur tregun e veturave në Prishtinë për shkak të masave ndaj COVD 19

Burime të Indeksonline ka bërë të ditur se pak më herët, në tregun e veturave ka hyrë Policia e Kosovës dhe ka kërkuar që menjëherë të mbyllet tregu.

Urdhëri i Policisë së Kosovës për mbylljen e këtij tregu ka ardhur si rezultat i masave që ka marrë Qeveria e Kosovës për ndalimin e tregjeve dhe grumbullimin e shumë se pesë persona në një vend.

Pasi policia ka urdhëruar mbylljen, blerësit që kanë qenë brenda janë obliguar që të dalin jashtë, ndërsa ata që kanë pasur të hyjnë brenda nuk i ka lejuar policia.

Ky treg nuk është duke funksionuar për më shumë se tre muaj për shkak të situatës me COVID 19.