Fjalë Kyçe

Shi e borë në ditët në vijim

Shi e borë në ditët në vijim

Në ditët e ardhshme në Kosovë do të ketë ulje të temperaturave, ndërsa do të krijohen kushte edhe për reshje shiu e shkarkime rrufeshë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius ndërsa maksimalet ndërmjet 11-22 gradë Celsius.

Dita e martë do të vazhdojë me reshje shiu dhe ulje të temperaturave, ndërsa në vise malore do të ketë edhe borë.

Të mërkurën do të zvogëlohet intensiteti i reshjeve , ndërsa të enjten parashihet të ketë edhe rreze dielli, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.