Kombëtarja U21 e Italisë është në telashe të mëdha me virusin korona.
Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se tre lojtarë të kombëtares U21 kanë rezultaur pozitivë në testet e Covid-19, përcjell lajmi.net.
Këto rezultate të testeve dalin para ndeshjes që skuadra do të luajë ndaj Irlandës, të martën (nesër).
Ndeshja e ‘Azzurri’ ndaj Islandës është shtyrë më herët gjatë kësaj jave, si pasojë e rezultimit pozitivë të dy lojtarëve dhe një anëtari të stafit.
Tashmë ka shtatë lojtarë tek U21 që janë pozitivë në Covid-19, si dhe një anëtar stafi.
Mbetet të shihet nëse FIGC do të lejojë zhvillimin e kësaj ndeshjeje. Vendimi pritet të konfirmohet sot.