Organizata për monitorimin e universiteteve publike “Demokracia Studentore”, nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se nesër me fillim nga ora 11:00, do t’i prezantojë faktet se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, është paguar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, pa punuar asnjë ditë.
Dje UP ka reaguar ndaj deklarimeve se Mustafa është paguar nga ky institucion pa dhënë mësim.
Një gjë e tillë është mohuar nga ky institucion.
“Organizata për monitorimin e universiteteve publike në Kosovë “Demokracia Studentore” nesër, e martë, në ora 11:00 mbanë konferencë për media, në oborrin e Fakultetit Ekonomik ku do t’i prezantoj faktet që Pr.Dr Isa Mustafa është profesor i rregullt në këtë fakultet dhe nga viti 2016 pa ardhur asnjë ditë në pune!”.