Fjalë Kyçe

Nuk respektoi vendimin e IKSHPK-së, i infektuari me koronavirus shoqërohet në polici

Nuk respektoi vendimin e IKSHPK-së, i infektuari me koronavirus shoqërohet në polici

Në Suharekë një person i infektuar me koronavirus nuk ka respektuar vendimin e IKSHPK-së.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Suharekë është shoqëruar në stacion policor një person, pasi që i njëjti ishte i infektuar me koronavirus dhe nuk kishte respektuar vendimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), dhe kishte dalë jashtë shtëpisë, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.