Fjalë Kyçe

Si do të jetë moti në dy ditët e ardhshme në Kosovë?

Si do të jetë moti në dy ditët e ardhshme në Kosovë?

Në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, bën të ditur IHMK-ja.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat ditën e enjte parashihen që vende-vende të sjellin riga lokale”, thuhet në komunikatë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius.

Tutje thuhet se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-13 m/s.