Fjalë Kyçe

Fatmir Sejdiu rrëfen se si Vjosa Osmani e gënjeu atë

Fatmir Sejdiu rrëfen se si Vjosa Osmani e gënjeu atë

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i kishte premtuar gjatë zgjedhjeve të LDK se nuk kishte marrëveshje me kryetarin aktual të partisë, Isa Mustafën. Mirëpo, pas rezultatit të zgjedhjeve brenda partisë, sias tij, doli se kishte marrëveshje.

“Unë i kam thënë Vjosa Osmanit se dua të ecim bashkë, të garojmë bashkë. Ajo më ka thënë se nuk ka marrëveshje, por doli se kishte marrëveshje. madje e përmendi edhe reagimin e fundit”, është shprehur Sejdiu.

Tutje, ai tregoi se gjatë zgjedhjeve të mëhershme, sipas tij, edhe Mustafa e kishte tradhtuar.

“Një therje pas shpine nga Isa Mustafa. Kam qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm sepse nuk doja të isha pjesë e kryesisë”, ka thënë Sejdiu në Pressing.

“Dy herë të tjera kisha mundësinë të isha kryetar i LDK’së. Megjithatë isha pre e të njëjtave kurteve. Pataj më vonë më pamundësuan kandidaturën në kundërshtim me vlerat e LDK’së”, shtoi Sejdiu.