Fjalë Kyçe

Kërcënohet Agim Bahtiri, forca të policisë stacionohen tek shtëpia e tij

Kërcënohet Agim Bahtiri, forca të policisë stacionohen tek shtëpia e tij

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri është kërcënuar dhe nga mbrëmë pranë shtëpisë së tij po qëndrojnë zyrtarë të Policisë së Kosovës.

KosovaPress ka siguruar edhe fotografi të policëve pranë shtëpisë së Bahtirit.

Lajmi.net ka tentuar ndërkaq që të kontaktojë me Bahtirin për ta pyetur lidhur me kërcënimet që ai ka marrë, mirëpo i pari i Mitrovicës nuk ka qenë i qasshëm në telefon.

Detaje të tjera ende nuk dihen, teksa policia nuk ka folur ende në lidhje me rastin.