Fjalë Kyçe

Jepen detaje për kërcënimin dhe shantazhin që i është bërë Agim Bahtirit dhe familjes së tij

Jepen detaje për kërcënimin dhe shantazhin që i është bërë Agim Bahtirit dhe familjes së tij

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtri është kërcënuar me jetë.

Lidhur me këtë, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka dhënë detaje për media.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se   bazuar në informatat dhe të dhënat e pranuara në adresë elektronike nga  ankuesi – kryetari  i Mitrovicës së Jugut  A.B.,  Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka autorizuar hetuesit policorë të ndërmarrin veprime hetimore mbi dyshime të “Kanosjes, shantazhit dhe detyrimit” ndaj të njëjtit.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, njofton opinionin se si rrjedhojë e kërcënimeve ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut A.B., është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e ankuesit.