Fjalë Kyçe

Dy të vdekur dhe 104 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy të vdekur dhe 104 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK).

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 889 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 104 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 16.606 raste nga 78.161 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes.