Fjalë Kyçe

Aktivistja e Nismës Socialdemokrate emërohet anëtare e bordit të Postës së Kosovës

Aktivistja e Nismës Socialdemokrate emërohet anëtare e bordit të Postës së Kosovës

Qeveria Hoti dje ka emëruar Elda Malokun, Leonard Shabanin dhe Fadil Aliun në bordin e përkohshëm të Postës së Kosovës.Elda Maloku është aktiviste e Nismës Socialdemokrate në Gjilan.Maloku shihet në disa prej tubimeve që janë organizuar nga Nisma Socialdemokrate, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës.KALLXO.com ka kontaktuar Malokun për ta pyetur për emërimin në bordin e Postës së Kosovës dhe përkatësinë politike. Por Maloku ka refuzuar të përgjigjet.“Më fal nuk kam kohë. Gjithë të mirat, ditën e mirë”, ka deklaruar Maloku për KALLXO.com.

Qeveria e Kosovës sot ka emëruar bordet e përkohshme të ndërmarrjeve Infrakos, Posta e Kosovës si dhe të Trepçës.Më 11 korrik të këtij viti Qeveria e Kosovës ka hapur konkurs për borde të drejtorëve për 11 ndërmarrje publike.Shumica e këtyre ndërmarrjeve për të cilat ka hapur konkurs Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti, kanë borde të përkohshme.