Fjalë Kyçe

Hoti: Mashtruesit e keqpërdoruesit nuk kanë vend në institucionet publike

Hoti: Mashtruesit e keqpërdoruesit nuk kanë vend në institucionet publike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në konferencën për shtyp foli edhe për “avullimin” e 2 milionë nga Thesari i Shtetit.

Ai ka thënë se mashtruesit e keqpërdoruesit do të dalin para drejtësisë.

“Ministrja Bajrami është në krye të aktivitetit për të siguruar se sistemet janë të mbrojtura. Organet e rendit janë duke bërë punën e vet. Mashtruesit e keqpërdoruesit brenda sistemit publik, institucioneve, nuk kanë me pas vend do të dalin mbi sipërfaqe së shpejti”, tha Hoti.

Gjatë ditës së djeshme, pas raportimit për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari, u bë thirrje edhe për shkarkimin e ministres së Financave, Hykmete Bajrami.

Kreu u LDK-së, Isa Mustafa, pas kësaj reagoi duke thënë se ajo nuk duhet të dorëzohet para hajdutëve.