Gani Sejdiu është shprehur se ndeshja ndërmjet KF Trepçës ’89 dhe Vëllaznimit do të jetë shumë speciale.
Trajneri i mirënjohur Sejdiu për Insportin ka deklaruar se presioni është të dy skuadrat dhe se këto dy skuadra i duhen Superligës por që vetëm njëra mund të jetë pjesë e saj.
“Këto ndeshje gjithmonë janë speciale për nga karakteri dhe duhen përgatitur në atë mënyrë. Zakonisht nuk ka favorit sepse janë shumë psikologjike këto takime dhe presioni është prezent tek të dy ekipet” ka thënë Sejdiu.
Ndër të tjerash, ai ka thënë se gjasat janë të barabarta por Vëllaznimi ka një për përparësi të vogël ndaj “Minatorëve” për shkak edhe të tifozërisë së flaktë të gjakovarëve.
“Por nëse e shikojmë nga një kënd tjetër ekipi nga Superliga në rast të disfatës me shumë humb, kështu që Vëllaznimi ka një përparësi të vogël duke llogaritur edhe tifozërinë e madhe qe e ka e qe do të jetë një motiv shumë i madh për skuadrën, megjithatë Trepça ’89 është klub me histori në periudhën e pasluftës dhe gjithmonë ka ditë të dalë nga situata te tilla , kështu që janë dy skuadra i duhen Superliges por fatkeqësisht do të jetë vetëm njëra dhe gjasat janë 50 me 50”, ka përfunduar Sejdiu.
89shi e përfundoi sezonin në pozitën e nëntë me 42 pikë, ndërsa Vëllaznimi përfundoi në të katërtën me 54 pikë në kuadër të Ligës së Parë.
Në ndeshjen e parë në kuadër të barazhit që u zhvillua ditën e enjte, Gjilani shënoi fitore 1-0 ndaj Besës dhe gjilanasit do të jenë edhe për një edicion pjesë e Superligës.
Ndeshja e barazhit do të zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim të orës 16:00.
Ndryshe, Sejdiu në të kaluarën ka menaxhuar të dy skuadrat, ndërsa tani është pa skuadër pasi i ka përfunduar kontrata me KF Ballkanin, klub të cilit ia siguroi mbijetesën.